Ndërlidhjet

RAMALLAH


Tanket dhe trupat izraelite kanë vazhduar inkurzionin në qytetet palestineze në Bregun perëndimor duke hyrë edhe në Betlehem dhe në Beit Jalla, pasi kompletuan marrjen e Ramallahut ku e lanë Yasser Arafatin pa rrymë, pa ujë dhe pa lidhje telefonike në shtabin e tij.
Armat izraelite thotë se ka arrestuar 145palestinezë për ti marrë në pyetje gjatë inkurzionit dy-ditësh, në mesin e të cilëve edhe një anëtar të lartë të Lëvizjes Fatah të Arafatit,e cila u ka bërë thirrje grupeve të saja që të intensifikojnë sulmet kundër Izraelit.
Raportohet edhe për viktima të reja dhe për sulme të Hezbollahut kundër postbloqeve të trupave izraelite pran kufirit me Libanin dhe bombardime të aviacionit dhe tankeve izraelite në ato pika të konfrontimit.
XS
SM
MD
LG