Ndërlidhjet

BEOGRAD


Liderët e Serbisë, të ballafaquar me pezullimin eventual të ndihmës finansiare Amerikane për Jugosllavinë dhe izolimin e sërishëm ndërkombëtar kërkuan nga presidenti Vojisllav Koshtunica të vendosë nëse do të dorëzojë të akuzuarit për krime lufte në Tribunalin e Hagës,apo të të fus sërish vendin në izolim ndërkombëtar.
Ministri i Drejtësisë pran qeverisë serbe,Vlladan Batiq tha se Koshtunica duhet të japë “pëprgjigje definitive” nëse është për bashkëpunim me Gjykatën e Hagës apo për sanksione ekonomike kundër vendit të tij që do të nënkuptonin kthim prapa në epokën e Millosheviqit, në mjerim dhe izolim.
Presidenti Jugosllav ka kundështuar ekstradimin e serbëve në Tribunal, duke thënë se Gjykata është ilegale dhe anon kundër serbëve.
XS
SM
MD
LG