Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

PRAGË


Kryeministri izraelit, Ariel Sharon, njoftoi sot se ofensiva ushtarake në Bregun Perëndimor do të vazhdojë, pavarësisht nga kërkesa e presidentit amerikan për t’u dhënë fund inkursioneve. Sharon megjithatë ra dakort që t’i lejojë të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara, gjeneralit Antoni Zini, të takohet me liderin palestinez Jaser Arafat, i cili mbahet i ngujuar prej një jave nga trupat izraelite, në dy zyra të shtabit të tij në Ramallah. Ministri i jashtëm spanjoll, Hoze Pike dhe shefi për politikë të jashtme europiane, Havier Solana, u larguan nga rajoni, pasi dështuan të sigurojnë një takim me Jaser Arafatin apo një premtim për armëpushim.
XS
SM
MD
LG