"WALL STREET JOURNAL"
Gjaku i derdhur këtë javë nëpër rrugët e Mitrovicës përkujton me pikëllim se Evropa, ndonëse është e shqetësuar për Lindjen e Mesme, ende nuk mund të pohojë se është çliruar nga dhuna apo urrejtja sektare. Trazirat e të hënës në qytetin e ndarë ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve plagosën 22 policë ndërkombëtarë dhe 12 serbë.
Dhuna i gjeti të papërgatitur shumicën e njerëzve, madje edhe policët polakë dhe francezë të stacionuar në Mitrovicën, relativisht të qetë. Optimizmi mbase nuk është zhdukur pas formimit të qeverisë së parë në Kosovë, që erdhi pas fitores ushtarake të NATO-s kundër Serbisë. Por ngjarjet në Mitrovicë treguan se paqëruajtësit e NATO-s dhe shefi i ri i sapoemëruar i Kombeve të Bashkuara Michael Steiner, duhet tu përballojnë ekstremistëve serbë, por edhe atyre shqiptarë, dhe kështu Kosovën ta shpiejnë drejt pavarësisë.
Ata që nuk i njohin rrethanat e Ballkanit kanë nevojë për disa sqarime. Prej hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë dhe disfatës së Serbisë në vitin 1999, të ashtuquajturit “rojet e urës” u kujdesën që Mitrovica të mbetet e ndarë. Duke pirë kapuçino para kafeterisë Dolce Vita përballë urës, rojet e vëzhgonin urën. Në fillim ata thjesht i rrahën keq disa shqiptarë që deshin të kalojnë urën dhe ti shohin shtëpitë e tyre të braktisura nga lufta në qytetin etnikisht të përzier. Por sapo filluan të rrjedhin paratë, “rojet e urës” u organizuan në grupe dhe u pajisën me armë dhe telefona celularë. Ata në çdo çast ishin në gjendje të nxjerrin në rrugë qindra vetë, dhe atë për çfarëdo arsye. Kjo si duket ishte ajo që ndodhi të hënën. Policia thjesht e ndaloi makinën e gabuar.
Autoritetet ndërkombëtare janë sjellur me shumë maturi ndaj serbëve lokalë. Duke qenë minoritet në Kosovën ku dominojnë shqiptarët, serbët u ndjenë të rrethuar dhe e shihnin Mitrovicën si fortesën e tyre të fundit. U formua madje edhe e ashtuquajtura “zonë e besimit” për serbët që gjendeshin në anën e shqiptarëve. Paqëruajtësit francezë filluan të ndjehen shumë të sigurtë dhe i hoqën telat me gjemba nga ura. Punëtorët humanitarë filluan të punojnë më lirë. Megjithatë, shumica e shqiptarëve nuk ndiheshin të sigurtë dhe mbetën anash. Drejtori i Grupit Ndërkombëtar të Krizave për Kosovën, Val Persival ka thënë se “këto ngjarje treguan se ligji dhe rendi në këtë qytet kanë qenë sipërfaqësorë”.
Zoti Steiner ia doli të ndërmjetësojë në marrëveshjen për krijimin e qeverisë shumë etnike, dhe kjo paraqet arritje të vërtetë. Megjithatë në Mitrovicë, komuniteti ndërkombëtar asnjëherë nuk e ngriti zërin. Serbët radikalë, ashtu si edhe arabët radikalë, e kuptojnë dhe respektojnë vetëm forcën.
Në Bosnje dhe Kosovë, kur forcat e NATO-s veprojnë me vendosmëri, ata korrin rezultate. Kosova tani është demokraci, dhe ndonëse jo e përsosur, në të nën përkujdesjen e Kombeve të Bashkuara minoriteti serb mund të realizojë të drejtat përmes institucioneve legjitime të Kosovës.
Grupi mashtrues që e quan veten “rojet e urës”, dhe që të hënën i tregoi muskujt duhet të shporret nga ura.