Ndërlidhjet

JERUSALEM


Sekretari i Shtetit Colin Powell sot pritet të takohet me liderin palestinez Yasser Arafat.
Powell vendosi të takohet, pasi që më parë Arafati deklaroi në gjuhën arabe se i dënon “të gjitha aktet terroriste që i godasin civilët”.
Powell gjithashtu shfaqi brengosje rreth gjendjes dëshpëruese humanitare të palestinezëve në Bregun Perëndimor.
Palestinezët kanë bërë thirrje për hetime ndërkombëtare në kampin e refugjatëve në Xhenin, ku qindra palestinezë raportohet të jenë vrarë javën e kaluar.
Përkundër thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar për ti dhënë fund inkursioneve, izraelitët e vazhdojnë fushatën ushtarake.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG