Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

GJILAN


Pas tërmetit të mesditës së djeshme, që la një person të vdekur dhe disa dhjetra të tjerë të plagosur, banorët e Gjilanit gjithë natën e mbrëmshme e kaluan jashtë shtëpive të tyre, kryesisht nëpër tenda të improvizuara dhe automjete. Dridhje të lehta në Gjilan, por edhe në Prishtinë, janë hetuar edhe gjatë natës. Qytetarët e Gjilanit raportojnë për 3 lëkundje në një interval kohor prej orës 1.30 deri në 2.10 pas mesnate, ndërsa një dridhje e katërt është vërejtur në orën 5.00 të mëngjesit. Ekipet e emergjencës së TMK-së, KFOR-it dhe Shërbimit Policor të Kosovës në Gjilan, janë në gjendje gatishmërie për të ndihmuar qytetarët.
XS
SM
MD
LG