Ndërlidhjet

TRABZON/ TURQI


Presidentët e Turqisë, Gjeorgjisë dhe Azerbejxhanit filluan bisedimet dy ditëshe për sigurinë që pritet të fokusohen në bashkëpunimin kundër terrorizmit dhe rrugët për forcimin e sigurisë të projekteve rajonalë energjetikë.
Naftëpërçuesi i planifikuar me sponzorimin e Shteteve të Bashkuara pritet të ndërlidhë së shpejti kryeqytetin Baku të Azerbejxhanit dhe portin mesdhetar të Turqisë, Çejhan, nëpërmjet Gjeorgjisë.
Presidenti i Turqisë, Ahmet Necdet Sezer tha se bashkëpunimi i përforcuar midis tre fqinjëve do ti kontribuonte paqës dhe sigurisë rajonale.
XS
SM
MD
LG