Grupe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ato opozitare në Pakistan, kanë kritikuar referendumin, rezultatet e të cilit u shpallën dje e që mbështesin përpjekjet e presidentit Pervez Musharraf për të zgjatur sundimin e tij edhe pesë vjet. Kryesuesi i Komisionit të pavarur pakistanez për të Drejtat e Njeriut, tha sot se vëzhguesit kanë konstatuar çfarë ai i quajti, “shkelje flagrante të procedurave zgjedhore”.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.