Ndërlidhjet

PRAGË


Presidenti i Çekisë Vaclav Havel tha se shtetet Baltike munden të jenë pjesë gjeografike e NATO-s.
Komentet e Havelit pasuan pas takimit me presidentët e Estonisë, Lituanisë dhe Letonisë, të cilët në Pragë qëndruan me ftesën e presidentit çek.
“Mendoj se nuk do të ishte mirë nëse shtetet që dëshirojnë të pranohen në aleancën dhe i plotësojnë të gjitha kushtet, të mos pranohen apo pranimi i tyre të shtyhet, vetëm sepse dikujt kjo nuk i pëlqen”, tha presidenti Havel.
XS
SM
MD
LG