Ndërlidhjet

UASHINGTON


Kryeministri izraelit Ariel Sharon mbërriti në Uashington, ku nesër do t’i fillojë bisedimet me presidentin e Shteteve të Bashkuara George Bush.
Sharon tha se ka, siç e quajti ai, një plan “serioz për arritjen e paqes në Lindjen e Mesme”.
Zyra e tij njoftoi se Sharon ka sjellë në Uashington raportin prej 100 faqesh, për të cilin Izraeli thotë se, liderin palestinez Yasser Arafat e ndërlidhin me terrorizmin.
Negociatori palestinez Saeb Erekat i quajti akuzat “gënjeshtra, falsifikime dhe trillime”.
Dje sekretari i shtetit Colin Powell tha se Uashingtoni do të kërkojë nga Sharoni të ndalojë ndërtimin e vendbanimeve në territoret palestineze.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG