Ndërlidhjet

PRISHTINË


Gjykata e drejtuar nga ndërkomëtarët në Prishtinë ka dënuar shtetasin gjerman, Roland Bartetzko me 23 vjetë heqje lirie për vrasje dhe terrorizëm lidhur me shpërthimin e prillit të 2001 afër zyrës së qeverisë jugosllave në Prishtinë, njoftuan zëdhënësit e UNMIK-ut.
Gjatë procesit gjyqësor katër muajsh , prokuroria argumentonte se i dyshuari ka qenë i motivuar me urrejtjen kundër serbëve që të bëjë sulmin vrasës.
Bartetzko ka mohuar të gjitha akuzat kundër tij. Ai do të vuaj dënimin në Kosovë, por ka të drejtën e apelit ndaj verdiktit të shqiptuar mbrëmë.
XS
SM
MD
LG