Ndërlidhjet

BAGRAM/AFGANISTAN


Rreth 1000 trupa të koalicionit janë angazhuar në një operacion të ri në lindje të Afganistanit të emërtuar “Condor” pas shkëmbim zjarrit të mëparshëm me forca të dyshuara talibane dhe al Kaidase.
Brigadieri britanik, Roger Lane tha se forcat e koalicionit nuk kanë pasur humbje, por kanë vrarë disa luftëtarë të dyshuar armiqë.
“Mund të konfirmojë se forcat e koalicionit kishin kontakt me armikun dhe disa prej armiqëve u vranë. U ndërmorën edhe një numër sulmesh nga ajri. Qartas ,situata është shumë fluide”,tha brigadieri Lane.
Zëdhënësi i ushtrisë amerikane , Bryan Hilferti tha se operacioni po zhvillohet në veri të qytetit Khost,se nuk marrin pjesë trupa amerikane, por ato mbështesin operacionin me avionë dhe helikopterë.
XS
SM
MD
LG