Ndërlidhjet

RAMALLAH


Lideri palestinez Yasser Arafat ka shprehur dyshime rreth afatit për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike, duke i ndërlidhur ato me tërheqjen e Izraelit nga territoret palestineze.
“Sa më shpejt të përfundojë okupimi i tokës sonë nga Izraeli, aq më shpejt do të mbahen zgjedhjet e parapara me marrëveshjen e Oslo-s, që duhej të mbahen në vitin 1999”, tha Arafat.
Në Uashington, Departamenti i Shtetit tha se reformat e Autoritetit Palestinez duhet të vazhdojnë pa kurrfarë parakushtesh.
Komentet e Arafatit u bënë pas inkursionit të tankeve izraelite në kampin e refugjatëve Xhenin në Bregun Perëndimor.
XS
SM
MD
LG