Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi sot u nis nga Prishtina në Uashington, në vizitën e parë zyrtare në Shtetet e Bashkuara.
“Kjo është vizitë historike, dhe ne presim ndihmë të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara, të cilave u jemi mirënjohës për gjithçka që ato deri tani bënë për ne”, tha ai para nisjes nga aeroporti i Prishtinës.
“Prania amerikane në Kosovë është domosdoshmëri politike, kurse ndihma e Shteteve të Bashkuara na nevoitet për të krijuar ambient stabil dhe përparuar drejt qëllimit përfundimtar, pavarësisë”, tha Rexhepi.
Kryeministri i Kosovës nesër do të takohet me sekretarin e shtetit Colin Powell, si dhe me përfaqësues të Bankës Botërore dhe Fondit Ndërkombëtar Monetar.
XS
SM
MD
LG