Ndërlidhjet

JERUSALEM


Izraeli tha se Autoriteti Palestinez i Yasser Arafatit e është përgjegjës për sulmin e sotëm vetëvrasës në qytetin bregdetar Netanya, që la dy të vrarë dhe plagosi dhjetra të tjerë.
Ministria e Jashtme izraelite tha se Autoriteti Palestinez e mban përgjegjësinë sepse nuk ka bërë asgjë për të parandaluar sulmet.
Lideri palestinez Yasser Arafat e dënoi sulmin, kurse në Uashington, Këshilltarja për Siguri Kombëtare Condoleeza Rice tha se incidenti e thekson nevojën për të shtyrë përpara procesin paqesor dhe reformuar Autoritetin Palestinez.
Ndërkohë, Bashkimi Evropian njoftoi se 13 palestinezët e deportuar nga kisha e Lindjes së Krishtit në Betlehem do të vendosen në disa vende evropiane.
XS
SM
MD
LG