Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush
u nis nga Uashingtoni në turneun një-javësh në Evropën perëndimore dhe në Rusi, që përfshin edhe nënshkrimin e marrveshjes historike për reduktimin e armëve bërthamore në Moskë ditën e premte, kurse sonte arrin në Berlin.
Para se të niset nga Uashingtoni, George Bush u deklaroi reporterëve se do t,u bëjë thirrje aleatëve të Amerikës në Gjermani, Rusi, Francë dhe Itali që të qëndrojnë në luftën kundër terrorizmit.
“Aleanca jonë duhet të qëndrojë e vendosur në luftën kundër terrorizmit global sepse, ndonëse kishim disa suksese fillestare, akoma ka rrezik për vendet që kanë përqafuar lirinë, sikurse vendi ynë apo Gjermania, Franca, Rusia ose Italia dhe, si një aleancë ne duhet të vazhdojmë të luftojmë kundër terrorizmit global dhe na duhet të jemi të paluhatshëm”, ka deklaruar presidenti i Shteteve të Bashkuara.
Geoge Bush ka thënë se aleatët Amerikan në NATO duhet të rrisin shpenzimet ushtarake për të ndihmuar luftën kundër terrorizmit dhe ka përsëritur mbështetjen e tij të fuqishme për zgjerimin e NATO-s.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG