Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush dhe presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin nënshkruan Marrëveshjen për reduktime të mëdha të arsenaleve bërthamore të të dy vendeve, gjatë dhjetëvjetëshit të ardhëshëm.
George Bush tha se me këte Marrëveshje dy vendet “kanë përfunduuar kaptinën e gjatë të konfrontimit dhe kanë likuiduar trashëgiminë e armiqësive bërthamore të Luftës së Ftohtë”.
Vlladimir Putin tha para nënshkrimit të Ujdisë se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia “po krijojnë marrëdhënje të një kualiteti të ri”.
Sipas Marrëveshjes, që duhet të ratifikohet nga Parlamenti rus dhe Kongresi amerikan, dy vendet do të reduktojnë arsenalet e tashme bërthamore për gadi dy të tretat, deri në nivelin midis 1.700 qind e 2.200 koka bërthamore sejcila palë.
XS
SM
MD
LG