Ndërlidhjet

GAZA


Përgjegjësinë për sulmin e sotëm vetëvrasës në veri të Izraelit e mori grupi militant Xhihadi Islamik për të shënuar, siç tha zëdhënësi i grupit, përvjetorin e luftës së 1967 në Lindje të Afërt, kur Izraeli pushtoi Bregun perëndimor.
“Para së gjithash, përpjekjet e Tenetit dhe ato të diplomatëve evropianë kanë qëllim të ndalin rezistencën e popullit tonë pa i dënuar krimet e Izraelit kundër popullit tonë. Ne kemi të drejtë që të rezistojmë këto politika dhe të rezistojmë okupimin. Ne ushtrojmë të drejtën tonë të rezistencës” , tha lideri i Xhihadit Islamik në Brezin e Gazës, Abdullah Shami.
Ky sulm vetëvrasës u përputh me vizitën e Drejtorit të CIA-s, George Tenet në rajon, në kuadrin e përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për ndërmjetësimin e paqës midis Izraelit dhe palestinezëve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG