Ndërlidhjet

UASHINGTON/JERUSALEM


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha se së shpejti do ta bëjë publik planin e ri për avancimin e procesit paqësor në Lindjen e Mesme.
Bush i bëri këto komente para takimit me presidentin e Egjiptit Hosni Mubarak.
Krijimi i shtetit palestinez është mënyra më e mirë për t’u dhënë fund sulmeve vetëvrasëse kundër izraelitëve, tha presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak.
Sot trupat izraelite sërish hynë në qytetin Xhenin në Bregun Perëndimor, dhe i zgjëruan patrullimet në Ramallah dhe Tulkarem.
Operacionet ushtarake u ndërmorën pas sulmit të fundit vetëvrasës që la 17 të vrarë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG