Ndërlidhjet

RAMALLAH


Forcat izraelite sot ndërmorën një inkursion në Ramallah pas luftimeve të ashpra me palestinezët e armatosur.
Ushtria izraelite njoftoi se operacioni u ndërmor “në kërkimin e terroristëve të dyshuar”.
Inkursioni u bë në prag të takimit të sotëm të kryeministrit Ariel Sharon me presidentin e Shteteve të Bashkuara George Bush.
Sharon e ka hedhur poshtë idenë për negociata me palestinezët para ndërprerjes së dhunës, kurse lideri palestinez Yasser Arafat dje e ka riorganizuar kabinetin e vet dhe i ka reduktuar forcat e sigurisë.
Në kampin Xhabalia në Rripin e Gazës, njoftohet për një shpërthim që ka lënë të plagosur së paku 30 palestinezë.
Shkaqet e shpërthimit nuk dihen.
XS
SM
MD
LG