Ndërlidhjet

TIRANË


Parlamenti i Shqipërisë në sesancën e paraparë për nesër do të votojë kandidatin koncesual për president të Shqipërisë, Alfred Moisiu, për të cilin sot ranë dakort dy liderët kryesor politik, Fatos Nano dhe Sali Berisha.
Ish zëvendës ministri i Mbrojtjes , Alfred Moisiu, si kandidat i përbashkët i partisë në pushtet dhe opozitës, pritet të marrë tre të pestat e votave nga 140 deputetët, siç parasheh Kushtetuta.
Por, nëse kandidati dështon edhe në votimin e pestë të marrë numrin e paraparë të votave, atëherë duhet të mbahen zgjedhje të përgjithëshme.
XS
SM
MD
LG