Ndërlidhjet

NJU JORK


Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur kërcënimin e tyre se do të përdorin veton lidhur me zgjatjen apo jo të misionit paqeruajtës në Bosnjë, derisa ushtarët amerikanë të mos kenë imunitet për t’u gjykuar Gjykata Nderkombëtare, e cila nis funksionimin më 1 korrikun e ardhshëm.
Diplomatët britanikë dhe francezë kanë ofruar një kompromis, me anë të të cilit Gjykata Ndërkombëtare, të mos ketë të drejtë të hetojë trupat amerikane së paku për 12 muajt e ardhshëm. Kjo do të lejojë Shtetet e Bashkuara, të kthejnë në vend, ushtarët që mund të jenë të akuzuar dhe këta të fundit të gjykohen në gjyqet vendase.
Diplomatët amerikanë kanë thënë se ky kompromis është i papranueshëm.
XS
SM
MD
LG