Ndërlidhjet

KABUL


Një ekip afgan i përbërë prej 5 vetësh po zhvillon hetimet lidhur me vrasjen e para 2 ditëve të nënpresidentit afgan, Hajji Abdul Qadir.
Përveç 10 rojave të sigurisë, të cilët u arrestuan menjëherë pas vrasjes së Qadir, pasi nuk kishin kryer detyrën si duhet, mbrëmë vonë janë arrestuar dhe 2 persona të tjerë në të njëjtin tip makine, me të cilën mendohet se janë larguar vrasësit.
Presidenti afgan Hamid Karzai ka thënë se nuk përjashtohet ndihma e huaj nëse ekspertiza e vendasve është e pamjaftueshme.
XS
SM
MD
LG