Ndërlidhjet

SHKUP


Një ushtar i patrullës kufitare të Armatës së Maqedonisë u plagos dje në mesditë në rajonin e karakollit Belica e Epërme, në afërsi të kufirit Maqedoni-Shqipëri. Ne kumtesën e Ministrisë maqedonase të Mbrojtjes thuhet se sulmues kanë qenë dy persona të panjohur nga territori i Shqipërisë.
Ushtari i cili u plagos dje, pas ndihmës mjekësore u është kthyer obligimeve të tij në njësinë e Armatës.
“Këtë incident nuk e konsiderojme serioz pasi nuk eshte shkaktuar nga struktura ushtarake shtetërore e Republikës së Shqipërisë por bëhet fjalë për gjuajtje të dy gjahtarëve ndaj kufitarëve maqedonas” – tha për “Evropa e Lirë” zëdhënësi i Armatës së Maqedonisë, Bllagoje Markovski.
XS
SM
MD
LG