Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kryeministri izraelit Ariel Sharon i përgëzoi trupat e veta për sulmin ajror që la të paktën 15 të vrarë, përfshirë edhe njërin nga udhëheqësit e grupit militant Hamas.
Predhat izraelite e goditën banesën në Qytetin e Gazës ku jetonte Salah Shehada, me ç’rast e vranë atë bashkë me familjen e tij.
Burimet palestineze thanë se në mesin e të vrarëve janë 8 fëmijë dhe 145 të plagosur.
Por Sharon i tha kabinetit të tij se sulmi ishte një sukses i madh. “Ne nuk kemi interes nga goditja e civilëve, dhe na vjen keq për civilët e plagosur. Por operacioni ishte një nga sukseset tona më të mëdha, dhe kërkon të jemi në gjendje të lartë gatishmërie”, tha Sharon. “Ne e goditëm personin më të rëndësishëm të Hamasit, i cili ishte kryesori në Gazë”, tha kryeministri izraelit.
Udhëheqësi shpirtëror i Hamasit, Sheikh Ahmad Yassin u kërcënua me hakmarrje. “Ndaj kësaj masakre të Izraelit, nuk mund të reagohet me fjalë, dhe ne do t’i përgjigjemi me aksione”, tha Yassin.
Kryenegociatori palestinez Saeb Erekat kërkoi nga Shtetet e Bashkuara që ta dënojnë sulmin e Izraelit. “Sapo filluam të flasim për ringjalljen e procesit të paqes, Sharoni me këtë mesazh insiston se duhet të flasim me gjuhën e armëve dhe raketave. Është koha që presidenti Bush t’i dënojë këto mizori, krimet e luftës dhe terrorin shtetëror, që qeveria izraelite e ushtron ndaj popullatës palestineze”, tha Erekat.
XS
SM
MD
LG