Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

NJU JORK


Izraeli u kritikua ashpër gjatë debatit të mbrëmshëm në Këshillin e Sigurimit rreth situatës në Lindjen e Mesme.
Përfaqësuesi palestinez tha se sulmi ndaj liderit të Hamasit, Salah Shehada paraqet “krim lufte” dhe duhet të merret në shqyrtim nga Gjykata Ndërkombëtare e krimeve.
Ambasadori izraelit shfaqi keqardhje për viktimat civile, por i akuzoi autoritetet palestineze për dështimin në parandalimin e sulmeve terroriste.
Ambasadori amerikan John Negroponte kërkoi nga Izraeli ti marrë parasysh pasojat e aksioneve të tilla.
Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuar nga disa taktika dhe veprime që synojnë vrasjet, kurse e rrezikojnë edhe jetën e civilëve, tha Negroponte.
XS
SM
MD
LG