Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Një zyrtar i lartë pakistanez ka bërë të ditur se një rregullore e re kërkon nga shkollat islamike t’i mësojnë nxënësve dhe lëndë të tilla si matematika dhe shkencat, por ka lënë thuajse të pandryshuara, pjesën religjioze të teksteve.
Në Pakistan numërohen rreth 8 mijë shkollat islamike.
BUJANOC
Në tre komunat e Luginës së Preshevës, nesër mbahen zgjedhjet e jashtzakonshme lokale.
Zgjedhjet në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë do t’i mbikqyrin rreth 100 vëzhgues ndërkombëtarë, ndërsa votimet do të hapen në ora 7 të mëngjesit dhe mbyllen në orën 20.
Në Bujanoc janë regjistruar 37 mijë votues, në Preshevë 28 mijë, ndërsa në Medvegjë afro 10 mijë.
Rezultatet e zgjedhjeve në këto tre komuna do të kumtohen të hënën.
XS
SM
MD
LG