Ndërlidhjet

TIRANË


Ministria e Jashtëme e Shqipërisë, në një deklaratë të publikuar mbrëmë, i ka tërhequr vëmendjen Maqedonisë se marrëdhëniet midis dy vendeve janë dëmtuar nga ato që i kualifikon si deklarata nacionaliste që kanë bërë zyrtarët e Maqedonisë.
“Na vjenë keq që disa zyrtarë të lartë maqedonas kanë dëmtuar marrëdhënjet midis Shqipërisë dhe Maqedonisë, duke shfrytëzuar kartën nacionaliste për qëllime elektorale”, thuhet në deklaratë, ku nuk përmenden emëra.
Zyrtarët më të lartë maqedonas, përfshirë kryeministrin Lupço Georgievski, kohëve të fundit tërhoqën vëmendjen për një grup shqiptar të quajtur “Armata për republikën Ilirida” i cili, thanë ata, mund të orvatet të pengojë mbajtjen e zgjedhjeve të shtatorit dhe se ka qëllim afatgjatë krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.
XS
SM
MD
LG