Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush ka deklaruar se nuk ka itinerer për të vendosur për sulm ushtarak kundër Irakut dhe se ndoshta nuk do të vendosë për këtë çështje gjatë këtij viti.
Bush i ka bërë këto komente derisa zyrtarët e departamentit të Mbrojtjes dhe të Shtetit të Shteteve të Bashkuara u takuan me liderët e opozitës irakiane në Uashington.
Pas bisedimeve, zëdhënësi i grupit irakian, Hamid al-Bayati deklaroi se grupi kërkoi që Shtetet e Bashkuara “të mbrojnë” popullin irakian nga “shtypja” e regjimit të Saddam Husein. Ai tha gjithashtu se grupi paraqiti vizionin e tij “për përmbysjen e regjimit diktatorial në Irak”.
Shtetet e Bashkuara duan të ndërrojnë regjimin në Irak nga droja se qeveria e Saddam Hussein vazhdon të zhvillojë armë për zhdukje në masë.
XS
SM
MD
LG