Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush e ka cilësuar Saddam Husseinin kërcënim për botën e civilizuar dhe ka thënë se është në interesin e gjith botës që të shohë të hequr nga pushteti liderin irakian.
“Kjo administratë është e një mendjeje se Saddam Hussein është kërcënim. Kjo është pjesë e mendimit tonë dhe nuk ka ndryshuar”, ka thënë presidenti George Bush, i cili akuzon Saddamin se orvatet të fusë në dorë armë për zhdukje në masë dhe mbështet terrorizmin.
George Bush u deklaroi reporterëve se takimi që kishte në Teksas me këshilltarët e tij më të lartë të sigurisë është fokusuar në modernizimin e armatës amerikane dhe diskutimet nuk janë marrë me ate nëse Shtetet e Bashkuara duhet të përdorin forcën ushtarake kundër Irakut për dëbimin e Saddamit.
XS
SM
MD
LG