Ndërlidhjet

SHKUP


Forcat policore të Maqedonisë kanë blokuar fshatin Zherovjan dhe kanë ngritur pika kontrolli në rajonin më të gjërë në kërkim të pesë maqedonaseve të rrëmbyer mbrëmë nga një autobus afër Gostivarit nga persona të panjohur, lirimin e tyre dhe arrestimin e rrëmbyesve.
Diplomatë nga Bashkimi Evropian kanë konfirmuar rrëmbimin e pesë personave dhe kanë thënë se “kidnapuesit kërkojnë lirimin e disa shqiptarëve të arrestuar”.
Në terren ndodhen edhe vëzhguesit e misionit të BE-së, përfaqësues të NATO-s dhe të OSBE-së.
Ata me një komunikatë të përbashkët dënuan kidnapimin, kërkuan lirimin e menjëhershëm dhe “mirpritën zotimet e autoritetet se do të përmbahen nga çfarëdo aksioni që mundë të shpie në shkallzimin e mëtejshëm të kësajë situate”.
XS
SM
MD
LG