Ndërlidhjet

JOHANESBURG


Mbi 100 kryetarë shtetesh dhe qeverish kanë nisur debatin tre ditor, i cili do të përmbyllë takimin e Tokës, të organizuar nga Kombet e Bashkuara në Johanesburg të Afrikës së Jugut.
Burimet nga brenda konferencës bëjnë të ditur se pjesmarrësit janë fare pranë një marrëveshje, e cila parasheh një plan të përbashkët për mbrojtjen e mjedisit dhe nxjerrjen nga varfëria ekstreme të 2 miliard njerëzve në gjithë botën.
Kryeministri britanik, Tony Blair, bëri thirrje për hapjen e tregjeve veçanërisht ndaj vendeve në zhvillim.
Sekretari amerikan i shtetit Colin Pauell, dhe presidenti francez Jacques Chirac gjenden në mesin e pjesëmarrëve.
XS
SM
MD
LG