Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Ministri i Jashtë irakian, Naji Sabri ka deklaruar në Asamblenë e përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara se vendi i tij nuk ka armë bërthamore, kimike apo biologjike dhe vendosi të pranojë kthimin pa kusht të inspektorëve të OKB-së që të dëshmojë se nuk ka më armë për zhdukje në masë.
Sabri gjithashtu tha se si Shtetet e Bashkuara “veprojnë në emër të Zionizmit” dhe janë fokusuar në Irakun që të shmangin vëmendjen nga posedimi i armëve kimike, biologjike dhe bërthamore nga ana e Izraelit.
Shtëpia e Bardhë i hodhi poshtë këto deklarata të ministrit irakian duke theksuar se nuk do të ketë negociata me Irakun lidhur me eliminimin e programeve të tij për armë kimike, biologjike dhe bërthamore.
XS
SM
MD
LG