Ndërlidhjet

BEOGRAD


Vojisllav Koshtunica dhe Miroljub Labus prijnë në rezultatet e zgjedhjeve të djeshme presidenciale të Serbisë.
Rezultatet preliminare tregojnë se Koshtunica ka fituar 31, ndërsa Labus 28 përqind të votave.
Në vendin e tretë është lideri nacionalist Vojisllav Sheshel me 22 përqind të votave.
Kryetari aktual jugosllav Koshtunica sot e shprehu kënaqësinë e tij.
“Rezultatet e rundit të parë treguan diçka që mua më inkurajon, dhe kjo është se Serbia nuk dëshiron ekstreme”, tha Koshtunica.
Ekonomisti Labus gjithashtu tha se është i kënaqur nga rezultatet.
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci njoftoi se serbët e Kosovës shumicën e votave ia dhanë kandidatit nacionalist Vojisllav Sheshel.
Rrethi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet në 13 tetor.
XS
SM
MD
LG