Vojisllav Koshtunica dhe Miroljub Labus do të garojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Serbisë.
Zyrtarët e zgjedhjeve thanë se nga 85 % e votave të numëruara, kryetari aktual jugosllav Koshtunica ka fituar 31, ndërsa zëvendës kryeministri Labus 28 % të votave.
Në vendin e tretë është lideri nacionalist Vojisllav Sheshel me 22 %.
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci njoftoi se serbët e Kosovës shumicën e votave ia dhanë kandidatit nacionalist Vojisllav Sheshel.
Rrethi i dytë mbahet në 13 tetor.