Ndërlidhjet

NJU JORK


Ambasadori irakian në Kombet e Bashkuara, Mohammed Aldouri i ka lënë dyert e hapura për rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit lidhur me inspektimin e armëve në vendin e tij, por ka përsëritur se Iraku nuk ka armë për zhdukje në masë.
Ambasadori u ka deklaruar mediave Amerikane se Bagdadi dëshiron inspektimin sa më parë që do të jetë pa kushte.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush tha dje se sulmi ushtarak kundër Irakut mund të bëhet i paevitueshëm nëse Saddam Hussein rrefuzon të eliminojë programet e tij të armëve për zhdukje në masë, ndërkaq nesër pritet të paraqesë gjërësisht çështjen irakiane.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG