Ndërlidhjet

HAGË


Ish ministri i Jashtëm malazez, Nikolla Samarxhiq tha se Sllobodan Millosheviq ishte lider i “lëvizjes nacionaliste që kishte qëllim krijimin e Serbisë së madhe”me kufinj në “linjën e shovinizmit serbomadh Karlovac-Karlobag-Viroviticë”, duke dëshmuar në procesin gjyqësor kundër ish presidentit jugosllav në Tribunalin e Hagës për krime lufte.
Duke iu referuar bisedave me Momir Bullatoviqin, ish presidentin malazez, Nikolla Samarxhiq tha se para shpërthimit të luftërave në vitin 1991 katër anëtarë të kryesisë jugosllave-Branko Kostiq, Borisav Joviq, Sejdo Bajramoviq dhe Jugosllav Kostiq ishin në një vijë me Millosheviqin dhe zbatonin çdo gjë që kërkonte prej tyre.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG