Ndërlidhjet

BRUKSEL


Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës kanë rënë dakort që financimi i bujqësisë pas zgjerimit të Bashkimit Evropian, të ndërpritet në vitin 2007, 3 vjet pas zgjerimit.
Gjermania kërkonte ndërprerjen e menjëhershme të ndihmës financiare për bujqit. Franca, që është përfituesja kryesore nga ky projekt synonte të shtynte kohën e ndërprerjes së financimit për bujqësinë.
Kryeministri danez, Rasmusen, vendi i të cilit ka kryesinë e rradhës së Bashkimit ka thënë se “Presidenca e BE-së mirëpret marrëveshjen mes Gjermanisë dhe Francës lidhur me këtë çështje. Ndërkaq është detyrë e të gjitha vendeve anëtare të gjejnë një zgjidhje përfundimtare të kënaqshme lidhur me këtë problem.”
XS
SM
MD
LG