Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Rezoluta e re për çarmatosjen e Irakut e paraqitur nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania po i afrohet votimit në Këshillin e Sigurimit.
Ambasadori amerikan në OKB-, John Negroponte thotë se projekti propozon rolin dy etapësh për Këshillin e Sigurimit që të konsiderojë ndëshkim nëse Iraku nuk bashkëpunon plotësihst me inspektorët e armatimit.
“Kjo rezolutë thotë se po të ketë shkelje të dispozitave të saj dhe të obligimeve për çarmatosje nga ana e Irakut, çështja do të shtrohej për diskutim dhe vlerësim në Këshill. Rezoluta nuk prejudikon se çfarë mundë të ndodhë pas asajë etape”, ka sqaruar Negroponte.
Ky pozicion praqet ndryshim të dukshëm nga projekti i rezolutës së mëparëshme amerikane e cila kërcënonte me shfrytëzimin e “të gjitha mjeteve të nevojeshme” kundër Irakut nëse nuk do të pajtohej.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG