Ndërlidhjet

BEOGRAD


Zëvendës kryeministri dhe ministër i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta ditën e parë të vizitës zyrtare në Jugosllavi ka patur bisedime me ministrin e Jashtëm Goran Svilanoviq, kryeministrin serb , Zoran Xhinxhiq dhe funksionarin e Kuvendit federal, Dragoljub Miqunoviq.
Gjatë vizitës dyditëshe, Ilir Meta do të takojë edhe presidentin Jugosllav, Vojisllav Koshtunica.
Gjatë bisedës me Zoran Xhinxhiq, Ilir Meta ka theksuar rëndësinë e miratimit sa më të shpejtë të marrëveshjes për tregëtinë e lirë “që të mundë të forcoheshin marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimi në rajon”.
Gjatë vizitës u nënshkrua marrëveshja për bashkëpunimin ndërmjet Odave ekonomike të Jugosllavisë dhe Shqipërisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG