Ndërlidhjet

TIRANË


Zëvendës kryeministri i Serbisë, Nebojsha Çoviq dhe ministri jugosllav për bashkësitë etnike dhe nacionale, Rasim Ljajiq takuan në Tiranë zëvendës kryeministrin dhe ministër i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta që të diskutojnë promovimin e raporteve bilaterale midis dy vendeve dhe zgjidhjen e problemeve në Kosovë.
Ministri Meta ka thënë se Beogradi dhe Tirana nuk munden drejtëpërdrejtë të vendosin për ardhmërinë e Kosovës, por mundë të investojnë përpjekje për përmirësimin e bashkëjetesës midis Shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë.
Zyrtarët jugosllavë dhe serbë arritën bashkë me një grup afaristësh me aeroplanin e JAT-it që filloi fluturimet e rregullta në linjën Beograd-Tiranë, pas disa vitesh.
XS
SM
MD
LG