Ndërlidhjet

PODGORICË/UASHINGTON


Kanë dështuar zgjedhjet e djeshme presidenciale në Mal të Zi , sepse në vend-votime nuk dolën mbi 50 përqind të qytetarëve, prandaj duhet të përsëriten me të njejtit kandidatë.
Duke komentuar mos-suksesin e zgjedhjeve, zëdhënësi i Stejtdepartmentit amerikan, Philip Reeker tha në Uashington: “I bashkohemi OSBE-së dhe Këshillit të Evropës për inkurajimin e votuesve të Malit të Zi që të ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet e ardhëshme”.
Kandidati favorit, Filip Vujanoviq mori 84 përqind të votave nga 46 përqind të të regjistruave që dolën në votime, e tha se korri fitore morale.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG