Presidenti serb, Boris Tadiq, tha se Beogradi nuk do të izolohet nga pjesa tjetër e Evropës, përkundër njohjes gjithnjë e më të madhe të pavarësisë së Kosovës nga ana e vendeve evrpiane.
"Serbia nuk do ta ndjekë rrugën e izolimit. Serbia nuk do të heqë dorë nga e ardhmja evropiane", tha Tadiq gjatë vizitës në Bukuresht, ku u takua me homologun e tij rumun, Traian Basescu.
Basescu, i cili më herët e ka cilësuar pavarësinë e Kosovës si "veprim të paligjshëm", tha se Beogradi duhet të vazhdojë dialogun me vendet e BE-së.
Presidenti rumun gjithashtu i bëri thirrje Serbisë që të fillojë diskutimet me udhëheqësit në Prishtinë.
"Dua të them diçka që ndoshta nuk mund të pranohet mirë. Beogradi duhet të flasë me Prishtinën dhe t'i gjejë kanalet për komunikim, qoftë edhe vetëm për t'i mbrojtur serbët që jetojnë në Kosovë", tha Basescu.