Ndërlidhjet

Masa të shtuara sigurie në kufi me Serbinë


Autoritetet e Kosovës kanë ndërmarë masa të shtuara sigurie në vendkalimin kufitar Jarinje midis Kosovës dhe Serbisë.

"Ky vendim është marrë pas ngjarjeve të djeshme në Beograd, me qëllim që e njëjta gjë të mos përsëritet në Kosovë", ka thënë zëdhënësi i SHPK-së Veton Elshani.

Ai thotë se edhe mbrëmë, duke filluar nga ora 22.00, në vendkalimet kufitare në Zubin Potok, Leposaviq dhe Merdar janë kontrolluar të gjithë personat. Ata që nuk kanë qenë banorë të Kosovës janë kthyer në Serbi, tha Elshani.

Këto masa janë ndërmarrë, pas paralajmërimit se në veri të Mitrovicës sot në mesditë do të mbahet protestë ku perveç serbëve të Kosovës do të merrnin pjesë edhe banorë nga pjesë të ndryshme të Serbisë.

Autoritetet e rendit thonë se kanë shtuar numrin e forcave në veri. Kufijtë po ruhen nga njësite speciale të policisë së UNMIK-ut, SHPK-së dhe KFOR-it.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG