Nga një sulm vetëvrasës me bombë janë vrarë së paku 40 pelegrinë shiitë, që ishin nisur për të marrë pjesë në një manifestim religjioz. Nga ky sulm, që ndodhi 50 kilometra në jug të Bagdadit, u plagosën shumë të tjerë, ndërsa raportohet se në mesin e viktimave kishte gra dhe fëmijë. Dhjetëra mijëra shiiitë janë nisur për në Qerbela për të marrë pjesë në festivalin shiit Arbain.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.