Ndërlidhjet

Medvedev: Do mbështesim Serbinë


Dimitry Medvedev, njeriu që besohet se do të jetë pasardhësi i Putinit, si presidenti i Rusisë po viziton Serbinë.

"Qëllimi kryesor i vizitës sonë të shkurtër është shprehja e mbështetjes për Serbinë në këtë kohë të veprimeve të paligjshme dhe shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës", tha Medvedev.

"Qëndrimi ynë është se Serbia është një shtet i vetëm, e cila ka nën juridiksionin e vetë gjithë territorin", tha Medvedev në Beograd.
Ai shtoi në konferencën për shtyp se "kemi rënë dakord që të bashkërendojmë përpjekjet në mënyrë që të dalim nga kjo situatë".

Kryeministri serb Koshtunica tha se "nuk do të ketë stabilitet as në rajon e as në botë derisa vendimi i pavarësisë së Kosovës të anullohet".

XS
SM
MD
LG