Ndërlidhjet

Casey: Do të vazhdojmë dialogun me Rusinë


Shtetet e Bashkuara dhe Rusia do ta vazhdojnë dialogun, edhe pse kanë mosmarrëveshje rreth Kosovës, ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tom Casey.

"Ne rregullisht bisedojmë me qeverinë ruse për këtë dhe për çështjet tjera. Mes nesh ka mospajtime mbi çështjen e Kosovës, por kjo nuk don të thotë se nuk do të mund të vazhdojmë dialogun me respekt të plotë, pa dhunë dhe kërcënime", ka thënë Casey.

I pyetur të komentojë deklaratën e kryeministrit serb Vojisllav Koshtunica se "Kosova nuk ekziston", zëdhënësi i Departamentit të Shtetit ka thënë se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara është plotësisht i qartë.

Casey ka vlerësuar se zgjidhja e çështjes së Kosovës paraqet "pjesë të përballjes me pasojat e shkatërrimit të ish Jugosllavisë".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG