Ndërlidhjet

Përleshje të reja në Rripin e Gazës


Kreu i shërbimeve të emergjencës në Gaza, Muawaiya Hassanein, tha se të paktën 26 palestinezë janë vrarë sot në përleshjet me forcat izraelite, ndërsa luftimet u shkallëzuan në territorin e kontrolluar nga Hamasi.

Rreth 50 palestinezë janë vrarë në katër ditët e fundit në bombardimet dhe sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, të cilat Izraeli i ndërmori si kundërpërgjigje ndaj raketimeve të palestinezëve.

Një zëdhënëse e ushtrisë izraelite tha se vetëm sot rreth 20 raketa janë shkrepur në Izrael, përfshirë tre predha Grad të prodhimit sovjetik, të cilat janë më të fuqishme dhe më të sakta se sa predhat Qassam, të prodhuar në vend.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG