Ndërlidhjet

Në Rusi po mbahen zgjedhjet për president


Zyrtarë zgjedhorë të Rusisë thonë se dalja në votimet e sotme për president ishte 15% deri në mesditë, sipas kohës lokale.
Vlladimir Churov, kryetar i Komisionit Qendror Zgjedhor tha se kjo përqindje tregon për një dalje pak më të madhe se në zgjedhjet parlamentare në dhjetor të vitit të kaluar.
Sipas hulumtimeve të opinionit, kandidati 42 vjeçar, Dmitry Medvedev është favorit dhe me gjasë ai do të ketë më se 60 përqind të votave. Ai është edhe i preferuari i presidentit aktual, Vlladimir Putin.
Disa liderë opzitarë tashmë kanë bërë akuza për vjedhje në këto zgjedhje dhe kanë theksuar se kanidadatët e pavarur anti-Kremlin ishin penguar nga autoritetet që të marrin pjesë në zgjedhje.
XS
SM
MD
LG