Ndërlidhjet

Trupat izraelite u tërhoqën nga Rripi i Gazës


Trupat izraelite janë tërhequr nga Rripi i Gazës pas luftimeve disa ditëshe, në të cilat u vranë rreth 100 palestinezë.

Islamistët e Hamasit, të cilët kontrollojnë enklavën bregdetare, shpallën "fitore" dhe u zotuan se do të vazhdojnë të shkrepin raketa në territorin e Izraelit.

Zëvendës kryeministri izraelit Haim Ramon tha se operacioni pesë ditësh ka rrjedhur sipas kursit, dhe shtoi se "dhjetra të vdekurit në radhët e terroristëve të Hamasit" do të shërbejnë si zbrapsje për raketimet e mëtejme të Izraelit.

Po sot, kryeministri Ehud Olmert i tha një paneli parlamentar se mund të ketë aksione të tjera ushtarake kundër militantëve palestinezë.
XS
SM
MD
LG